Books

Sale!

Yogaland

Në të vërtetë, qëllimi i jogës është të çlirohemi nga bota materiale dhe të bashkohemi mePerëndinë e hinduizmit, që zakonisht kuptohetsi Brahman, ndërgjegjja kozmike e papërcaktuare universit. Joga është mjeti me të cilin mendja epërdoruesit është shkrirë në mendjen universale.Mendoj se një libër kushtuar teknikave të jogës, dotë ishte një pasuri e domosdoshme për t’ju shtuarbibliotekës sonë shqiptare.

$6.40
Quick View
Add to cart
Sale!

Shpirti Kalendar i Mullirit

Në fakt është bukur të shprehesh qartë, pastër dhe pa doreza. Pikërisht këtë kam bërë në këtë libër me poema! Të shprehesh vrullshëm nuk është e lehtë, por as e vështirë, duhet thjesht pak guxim. Kam dashur të shkruaj me dashuri dhe pozitivisht në aspektin jetik, por nuk munda…e dini pse? Sepse mendoj se jam realiste dhe ky realitet që na rrethon nuk mund të shpëtohet kursesi nga shkrimet duke gënjyer veten akoma dhe më shumë. Nuk dua të gënjej jam munduar të shprehem me optimizëm, por nuk shkruaja dot më tej nuk kisha frymëzim për të vazhduar. Ky libër mund të quhet ndryshe “Kur shpirti dhe mëndja janë ortakë”.

$8.00
Quick View
Add to cart
Sale!

Kërcimi Modern Lëvizjet Bazë

Ky libër është përgatitur me përkujdesje të veçantë në bazë të studimeve dhe të
literaturës së gjerë botërore. Mbështetja kryesore studimore ka qenë shkolla Brodoway
Center, New York. Përveç shkollës Brodoway Center, një tjetër mbështetje kanë qenë
librat e kërcimit dhe të teknikës moderne të Martha Graham-it, José Limòn-it, Eric
Franklin-it, Alwin Nikolais-it, Donald Mc Kayle-it, Selma Jeanne Cohen-it etj. Në
mungesë të materialeve për ta njohur sa më mirë kërcimin modern, vendosa të shkruaja
këtë libër, i cili përmban vlera artistike të kërcimit modern. Në këtë libër, shpalosen
gjerësisht aspekte teorike dhe ato praktike. Lëvizjet bazë të kërcimit modern, përveçse
janë shpjeguar nga ana praktike, janë edhe të shoqëruara me foto origjinale të krijuara
vetë, që rrjedhin nga lëvizjet bazë të kërcimit modern.

$8.00
Quick View
Add to cart
Sale!

Kërcimi Modern Pedagogji

Kërcimi modern ka qenë dhe mbetet ndër preferencat e mia që ma mbush shpirtin
me vlera të pashtershme artistike, të cilat, më pas, shndërrohen vetëm në një fjali:
“Kërcim Modern, Pedagogji”. Tashmë, kjo fjali u shndërrua në një libër, i cili vjen si
vëllim i dytë, pas vëllimit të parë “Kërcimi Modern, Lëvizjet Bazë”.
Lëvizjet bazë erdhën për herë të parë në Universitetin e Arteve të shkruara në letër, dhe
për t’u drejtuar nga një status pedagogjik, gjeta inspirimin e duhur për t’i bashkangjitur
këtij vëllimi edhe librin e dytë, i cili shpalos anën pedagogjike të tij, duke studiuar
shumë elemente të tjera, si: teknikën, performancën, historinë e kërcimit modern etj.

$16.00
Quick View
Add to cart
Sale!

Tiparet Etnokoreologjike Të Folklorit Shqiptar

Tiparet etnokoreologjike të folklorit shqiptar shfaqen në një vëllim të vetëm të botuar në dy gjuhë, shqip dhe
anglisht. Frymëzimi im personal dhe tepër i përzemërt bëri që ky libër të promovohet e të lihet në shenjë
kujtimi dhe urate për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ndihem vërtet shumë e lumtur që pas dy vëllimeve
të mia monografike mbi kërcimin modern, të jem autore edhe e këtij vëllimi patriotik shqiptar. Ky libër, mbi të
gjitha, mbart vlera koreografike, të cilat në brendësinë e krijimit të tyre e bëjnë vallen më harmonike dhe më
tradicionale. Historia e popullit tonë shqiptar ka lindur me vetë popullin e lashtë dhe njëkohësisht kultura e tij
e pasur e artit pamor, zanor dhe vizual kanë pasuruar metodën e të menduarit bukur, të kërcyerit bukur dhe të
jetuarit bukur.

$12.00
Quick View
Add to cart
Sale!

Karakteri Estetik Në Koreografinë E Valleve Shqiptare

Kjo monografi vjen në një vëllim të vetëm të botuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht,
dhe mbart vlera të karakterit estetik në koreografinë e valleve shqiptare, të cilat,
në brendësinë e krijimit të tyre, e bëjnë krijimtarinë shqiptare sa tradicionale, aq
edhe bashkëkohore.
Kodifikimi i lëvizjeve, ekzistenca e fakteve të dukshme, teknika e lëvizjeve dhe
emocioni përbëjnë termin “estetikë”, e cila përfshin edhe vlera që krijojnë idetë
filozofike të arteve të tjera. Këto vlera ndryshojnë, prandaj termi traditë duhet të
ekzistojë dhe në ditët e sotme.

$16.00
Quick View
Add to cart
Sale!

Warm-up class choreography of classical ballet, Students Workout

Në këtë monografi shkencore kam dëshirë të shkruaj për të gjitha: për bazat e aftësive, për formimin
profesional të një studenti dhe për vështirësitë që ai mbart për të krijuar impostimin profesional.
Vështirësitë profesionale që hasen gjatë proceseve të ndryshme janë të shumta: emocioni, koha
që të kushtëzon, kompakti muzikor që të shoqëron, frymëzimi momental, koncepti krijues i çastit etj…
Veç detajimit në çdo aspekt të procesit krijues mësimor kjo monografi mbi të gjitha shërben për të mësuar
dhe praktikuar atë çka na jepet teorikisht edhe konceptualisht për ndërtimin e një klase warm-up të
ushtrimeve.
Përveçse si të ndërtojmë ushtrimet e një klase, në këtë libër do të mësojmë edhe si bëhet koreografi brenda
ushtrimeve: pra si t’i përdorim ato përveç praktikës rutinë të tyre në një formë krejt ndryshe ndërtimi; në
një formë kërcyese, duke futur njëkohësisht në punë, muskujt dhe mendjen tonë.

$12.00
Quick View
Add to cart
Sale!

Ready To Dance : Multidisiplina E Kërcimeve Për Fëmijë, Hapat Bazë

Në këtë monografi shkencore për kërcimin, dedikuar moshave fillestare, kam dëshirë
të shkruaj për të gjitha disiplinat paraprake të kërcimeve profesionale për fëmijë si dhe
mbi bazat, aftësitë apo edhe vështirësitë që ato mbartin gjatë gjithë kësaj faze fillestare.
Vështirësitë profesionale janë te natyrshme në kërcime të disiplinave të ndryshme, sidomos
kur kemi të bëjmë me fillestarë dhe detaje si emocioni, kompakti muzikor shoqërues,
frymëmarrja dhe vëmendja.
Kjo monografi mbi të gjitha shërben për anën praktike. Është një domosdoshmëri për
ushtrimin në mënyrë të pavarur në shtëpi pasi ky libër është i shoqëruar edhe me një
DVD përkatëse që udhëzon hap pas hapi dhe u jep mundësi edhe fëmijëve që nuk kanë
mundësi të ndjekin kurse konkrete. Ata mund t’i praktikojnë ushtrimet dhe t’i mësojnë
performancat nëpërmjet këtij libri kaq magjik. Zhvillim teorik, konceptual dhe profesional
në çdo aspekt të disiplinës së kërcimit.

$16.00
Quick View
Add to cart