Biography

Author Picture

Riselda Sejdiu

Dr.Riselda Sejdiu e lindur dhe e rritur në Tiranë.
Në vitet 1995–2003 ka kryer shkollën Artistike Koreografike. Në vitet 2003–2007 ka kryer Akademinë e Arteve, dega koreografi.
Në vitin 2007 mori titullin “Koreografe”.
Në vitin 2013 merr gradën shkencore “Doktor” në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe të Studimit të Artit, pranë QSA-së në degën “Etnofolklor.”Autore e tetë librave të saj akademik-shkencorë.
Prej 10 vitesh zotëron statusin e pedagoges së brendshme në Universitetin e Arteve ku zhvillon lëndët; “Jazz Dance”, “Balet Klasik”, “Folklor Shqiptar dhe “Kërcim Skenik”.
Autore e librit të parë shkencor “Kërcimi modern – Lëvizjet bazë”, , shtëpia botuese,”Pegi”, Tiranë, 2011.
Autore e librit të dytë shkencor “Kërcimi modern – Pedagogji”, shtëpia botuese, “Pegi”,Tiranë, 2012.
Autore e librit të tretë shkencor “Tiparet etnokoreologjike të folklorit shqiptar”, shtëpia botuese, “Pegi”, Tiranë, 2013.
Autore e librit të katërt shkencor “Karakteri estetik në koreografinë e valleve shqiptare”, shtëpia botuese ,”Pegi”, Tiranë, 2013.
Autore e librit të pestë shkencor “Warm-up class choreography of classical ballet, Students Workout”, shtëpia botuese “Pegi”, Tiranë, 2014.
Autore e librit të gjashtë shkencor “Ready to Dance”, shtëpia botuese Pegi,Tiranë,2015.
Autore e librit të shtatë me Poema, “Shpirti Kalendar i Mullirit”, shtëpia botuese “Pegi”, Tiranë, 2015.
Autore e librit të tetë “Yogaland”, shtëpia botuese, “Pegi”, Tiranë, 2019.
Producente dhe koreografe në shumë vepra artistike si edhe në baletet me një akt; “Risi Mulli”, “Fenomen”, “Rewind” .